Shtohen italianët në pankinat e Superiores, një tjetër i bashkohet stafit të Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 9:04

Shtohen italianët në pankinat e Superiores, një tjetër i bashkohet stafit të Egnatias

Humbja me Partizanin s’ka kaluar pa pasoja tek Egnatia. Pas ndeshjes stafi ka pasur analizë, ku lojtarëve u është thënë se skuadra mund të bënte shumë më mirë në këtë ndeshje, por sigurisht nuk ka “drama” duke pasur parasysh faktin që luhej përballë një skuadre si Partizani.

egnatia

Ndërkohë, drejtuesit kanë vendosur të shtojnë stafin e trajnerit Zekirija Ramadani. Pjesë e stërvitjeve të fundit të rrogozhinasve është bërë Françesko Vitobelo, përgatitës atletik, i cili në të shkuarën ka punuar në disa klube të Superiores.

Ndërkohë, Skerdilajd Levendi është afrimi i radhës te rrogozhinasit. Mesfushori 20- vjeçar ka firmosur kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2026. I riu ishte në provë për disa ditë te Skënderbeu, por nuk arriti të bindë trajnerin Migen Memelli dhe pjesën tjetër të drejtuesve korçarë. Ai është produkt i akademisë së Apolonisë.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"