Shtohen hallet për Dajën te Partizani, humbet dy lojtarë për takimin me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 9:00

Shtohen hallet për Dajën te Partizani, humbet dy lojtarë për takimin me Laçin

Partizani nuk do të ketë të gatshëm disa futbollistë në sfidën ndaj Laçit. Takimi kundër kurbinasve është i vlefshëm për javën e tretë të Kategorisë Superiore dhe do të luhet ditën e shtunë, në “Elbasan Arena”. Para kësaj sfide, Daja ka marrë lajme jo të mira, pasi Uilliam Kordeiro dhe Jasir Asani nuk ia kanë dalë të rikuperohen, duke mbetur jashtë për këtë sfidë tepër delikate.
asani-melo-e1603801841476
MELO –Uilliam Kordeiro Melo ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë fushave të blerta në këtë fillim sezoni, por nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për takimin ndaj Laçit. I kontaktuar nga gazeta, Melo konfirmoi se vetëm ditën e diel do të rikthehet në stërvitje me grupin, pasi ende nuk është rikuperuar 100% fizikisht. Braziliani është një nga pikat më të forta të kuqve dhe prezenca e tijdo të ishte pa diskutim një lajm shumë i mirë për trajnerin Daja. Ditën e djeshme, Melo është rikthyer të stërvitet në palestër, pas një seance stërvitore në fushat e blerta. 27-vjeçari ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon për Partizanin, vetëm në dy sfidat e pa a, në Kupë ndaj Ilirisë ku edhe gjeti rrjetën, dhe në javën e parë të kampionatit kundër Kastriotit. Në të dyja sfidat, Kordeiro u aktivizua nga stoli, duke luajtur në total vetëm 44 minuta.

ASANI – Ndryshe nga Melo, që është stërvitur në palestër, Asani ka qenë në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, por seanca e tij ka qenë me ritme të ulëta dhe e diferencuar . Madje, Asani nuk kishte të veshura as takat e tij, duke u stërvitur me disa ushtrime aerobike. Gjithashtu, sulmuesi 24-vjeçar publikoi edhe një video në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihej se po merrte trajtimin e duhur mjekësor në kofshën e djathtë, aty ku ka pësuar një tërheqje muskulore.

SULMI – Partizani pikën më të fortë ka padiskutim sulmin, por lojtarët e këtij reparti kanë vuajtur shumë nga dëmtimet këtë sezon. Asani mungon ndaj Laçit, po ashtu dhe Kevi Llanaj. Jurgen Bardhi nuk shihet si sulmues nga Daja, ndërsa Çinari është i pezulluar. Kështu, Daja ka vetëm katër alternativa për tri pozicionet e sulmit: Solomon, Braun, Kardozo dhe Cara.

VERONIK ISTREFAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"