Shtohen dëmtimet te Partizani, Daja dhe drejtuesit shpresojnë që kampionati t’i gjejë gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 21:30

Shtohen dëmtimet te Partizani, Daja dhe drejtuesit shpresojnë që kampionati t’i gjejë gati

Miqësorja e fundit me Pogradecin nxori në pah edhe situatën në radhët e Partizanit, ku disa lojtarë titullarë nuk u aktivizuan në këtë takim për shkak të dëmtimeve që kanë marrë në seancat e fundit.
belica
Egzon Belica ka kohë që vuan lëndimin në pulën e këmbës dhe është pranë rikuperimit. Bitri ka marrë një plagë në vetull dhe luajti i dashur në pjesën e dytë. Probleme të lehta ka pasur edhe për Malën, Lukasin dhe Melon, që nuk rrezikojnë, por u kursyen ndaj Pogradecit. Jasir Asani nuk ishte fare prezent në Pogradec, ku pas lëndimit që ka marrë në këmbë është kthyer në kryeqytet për riaftësim.

Gjithsesi, shpresohet që starti i kampionatit t’i gjejë gati të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"