Shtohen dëmtimet te Jang Bojs, në Shqipëri me futbollistë nga të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 16:30

Shtohen dëmtimet te Jang Bojs, në Shqipëri me futbollistë nga të rinjtë

Skuadra e Jang Bojs ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë me vetëm 20 lojtarë në dispozicion të trajnerit Adi Huter. Kundërshtari i radhës së Skënderbeut në Ligën e Europës po kalon një krizë të mirëfilltë dëmtimesh dhe në javët e fundit ka humbur disa futbollistë titullarë radhazi, duke detyruar trajnerin të marrë me vete futbollistë nga ekipi U-21 për ndeshjen e ditës së nesërme në Elbasan.

jang bojs

Të dëmtuarve Benito, Bertone, Horo dhe Seferi, së fundmi i është shtuar edhe mesfushori i talentuar Xhordan Lotomba, i cili ka qenë shpeshherë titullar në këtë sezon edhe pse vetëm 18-vjeçar. Sipas vetë klubit, pas një goditje në gju që ka marrë ndaj Sionit, është preferuar që ai të lihet pushim për këtë udhëtim drejt Shqipërisë.

Si rrjedhojë, trajneri Huter ka marrë me vete në këtë udhëtim edhe futbollistin e ekipit U-21, mesfushorin Leo Sejdu, duke çuar në 20 numrin e futbollistëve të grumbulluar për takimin e nesërm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"