Shtohen alternativat për Mavrajn, opsion Arabia Saudite dhe Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 10:05

Shtohen alternativat për Mavrajn, opsion Arabia Saudite dhe Italia

Mërgim Mavraj i ka ditët e numëruara te Hamburg. Kjo, në rast se ai kërkon që të vijojë karrierën si profesionist dhe jo si pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve. Prestigjiozja gjermane “Bild” ka bërë me dije se e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares, është e sigurt që do të jetë larg Hamburgut.

mergim mavraj hamburg

Sipas saj, shqiptari nuk ka vend në ekip dhe si alternativë e vetme e vijimësisë së kontratës deri në 2019-ën, i është dhënë aktivizimi (jo i sigurt) te skuadra e 21- vjeçarëve. Në këto kushte, vetë mbrojtësi kuqezi është vënë në lëvizje për gjetjen e destinacionit të ri.

Mavraj

Alternativat – Nëse në Turqi e bëjnë thuajse të sigurt transferimin te Trabzonsopor, për “Bild” nuk është kështu. Pista e Turqisë është shumë e fortë, por ajo shton si alternativë edhe Serinë B italiane si dhe një mundësi transferimi në Arabinë Saudite. Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptari duhet të saktësojë të ardhmen e tij brenda dy ditësh, kohë e vënë në dispozicion nga Hamburg, pasi në të kundërt mbrojtësi kuqezi duhet të rikthehet në Gjermani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"