Shtije rekord, Shkëndija fiton 500 mijë euro nga telenti 18-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2018 | 17:46

Shtije rekord, Shkëndija fiton 500 mijë euro nga telenti 18-vjeçar

Talenti i Shkëndijës së Tetovës, Enis Fazllagiç firmosi sot për skuadrën sllovake të Zilinës. Lajmi u bë publik nga vetë klubi tetovar në faqen zyrtare, ndërkohë që mësohet se 18-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Gent në Belgjikë.

Enis-Fazllagic-Shendija-MSK-Zilina-2

Fazllagiç është lojtari i tretë që largohet nga Shkëndija pas Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculit. Nga kjo shitje skuadra shqiptare mësohet të ketë fituar plot 500 mijë euro.

Mesfushori iu bashkua me Shkëndijën në vitin 2015-të, pasi luajti me të gjitha skuadrat e moshave të kuqezinjëve tetovarë duke fituar edhe disa trofe, në dy sezonet e fundit ishte pjesë edhe e skuadrës së parë të Shkëndijës me të cilën zhvilloi 19 ndeshje në kampionatin maqedonas duke realizuar dhe 2 gola. Në sezonin e fundit talenti 18-vjeçar fitoi titullin kampion dhe Kupën me skuadrën shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"