“Shthuret” Botërori Rusi 2018, tifozët do të lejohen të përdorin kokainë dhe heroinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2018 | 14:30

“Shthuret” Botërori Rusi 2018, tifozët do të lejohen të përdorin kokainë dhe heroinë

Botërori i Rusisë që do të luhet në muajt qershor-korrik ka për të qenë një eventiment i madh i futbollit, por edhe problemet që do ta shoqërojnë atë pritet të jenë të tilla. Tifozët e futbollit që do të shkojnë në Rusi mund të përdorin lëndë narkotike, por normalisht me disa kushte.

5a0b09349f7fd

Kështu raporton “The Moscow Times”, që shton më tej se Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, i përbërë nga Rusia, Bjollorusia dhe Kazakistani do të lejojë hyrjen e këtyre substancave, nëse ato do të jenë të shoqëruara me një recetë mjekësore në rusisht, por duhet të jetë shkuar edhe emri i pacientit dhe sasia e lejuar e lëndëve narkotike si kokaina, marijuana dhe heroina.

b6738a393c914ae09c5aaf1c166d5075

Komiteti Organizativ i Kupës së Botës tha për gazetën ruse se oficerët e sigurisë do të verifikojnë vërtetsinë e recetave, që do tju bashkangjiten biletave të ndeshjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"