Shtetrrethim në Elbasan, numër i ulët tifozësh për ndeshjen me Izraelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 15:32

Shtetrrethim në Elbasan, numër i ulët tifozësh për ndeshjen me Izraelin

Një shtetrrethim i vërtetë. Ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet në “Elbasan Arena” në kushte ekstreme të sigurisë. Prej pothuajse një jave në Elbasan kanë mbërritur agjentë sekretë dhe të sigurisë së Izraelit të cilët vëzhgojnë çdo pjesë të stadiumit me imtësinë më të madhe.

elbasan-arena-1

Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e forcave të sigurisë në pjesën e brendshme të stadiumit, por duhet thënë se jashtë tij do të qëndrojnë plot 1500 forca policore të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast. Por ajo që bie akoma edhe më shumë në sy, është edhe mungesa e tifozëve të cilët deri më tani mund të jenë deri në 2000 të tillë që do të thotë se do të sjellin angazhimin e rreth 300 stjuard.

1-770x470

Ajo që ndoshta e shton akoma edhe më shumë frikën e tifozëve për të qenë në stadium është edhe paralajmërimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ku paralajmëron të gjithë shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg stadiumit “Elbasan Arena”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"