Shteti fqinj jep lajmin e madh, gati hapja e stadiumit për 25 mijë tifozë në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 13:31

Shteti fqinj jep lajmin e madh, gati hapja e stadiumit për 25 mijë tifozë në finalen e Kupës

Një lajm i bujshëm vjen nga shteti fqinj Greqia teksa është hedhur ideja që finalja e Kupës mes PAOK-ut dhe Olimpiakosit të luhet në prani të 25 mijë tifozëve.

porto stadium

Lajmin e bëri të ditur vetë shefi organizativ në federatën e futbollit grek, Kostas Nikos, i cili u shpreh se propozimi i tij do të shqyrtohet të hënën e ardhshme dhe pritet të jepet drita jeshile nga ekspertët e mjekësisë dhe vetë qeveria.

“Sugjerimi im për komitetin organizues të EPO është që finalen ta mbush me njerëz me e teste të shpejta ose të vetë. Të kemi 10,000 tifozë secili ekip dhe 5,000 neutral. Ky është propozimi im, i cili do të diskutohet të hënën.

Janë specialistët e sëmundjeve infektive dhe veçanërisht qeveria që do të marrë vendimin përfundimtar”, u shpreh Nikos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"