Shteti afrikan përplaset me “Adidas”, kërkohet të ndryshohet fanella e kombëtares rivale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 14:19

Shteti afrikan përplaset me “Adidas”, kërkohet të ndryshohet fanella e kombëtares rivale

Përveç fanellave të kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, “Adidas” ka zbuluar gjithashtu dhe ato të skuadrave të cilat nuk do të marrin pjesë në Katar dhe njëra prej tyre është dhe Algjeria.

algjeria

Duket se kjo uniform e re nuk i ka pëlqyer Marokut, e cila akuzon “Adidas”-in se ideja e dizenjimit të saj është marrë nga kultura marokene.

Ishte vetë Ministri i Kulturës së Marokut, i cili e ka akuzuar drejtpërdrejtë brandin gjerman për këtë gjë, duke i lënë afat 2-javor që t’i ndërrojë fanellën Algjerisë.

Maroku dhe Algjeria nuk kanë marrëdhënie të mira diplomatike që nga koha kur shpallën pavarësinë nga kolonitë franceze, të cilat kanë pasur dhe disa luftëra me njëra-tjetrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"