Shtëpia e korçarëve në Durrës, Takaj strehon në rezidencë të prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 12:34

Shtëpia e korçarëve në Durrës, Takaj strehon në rezidencë të prekurit nga tërmeti

Situata e tërmetit nuk la pa përfshirë edhe klubin bardhekuq të Skënderbeut, por në veçanti presidentin Ardjan Takaj dhe “rezidencën” e korçarëve në qytetin e Durrësit.

ardjan takaj

“Tropikal Resort” i Ardjan Takajt rezultoi i paprekur nga tërmeti shkatërrues dhe menjëherë numri një i bardhekuqve u vu në shërbim të njerëzve në nevojë. Janë dhjetëra familje të cilat janë strehuar te godinat e resortit, familje të cilat kanë mbetur pa një banesë si pasojë e dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport” në lidhje me zhvillimet më të fundit në kampin bardhekuq, por edhe për planin që ka në janar për merkaton, Takaj ka refuzuar me shumë lutje diçka të tillë, duke deklaruar se nuk ka pasur kohë dhe dëshirë të merret me futboll këto ditë. Ai bëri të ditur se është vënë i gjithi në shërbim të komunitetit, duke u solidarizuar me situatën. Pavarësisht kësaj, sipas presidentit të Skënderbeut, frika ende nuk është larguar nga banorët, që vazhdojnë të jenë të traumatizuar duke mos pranuar të akomodohen te ndërtesa disakatëshe, por vetëm në godinat e ulëta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"