Shtëpi të re në Milano, Ikardi jep sinjale dashurie për Interin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 16:53

Shtëpi të re në Milano, Ikardi jep sinjale dashurie për Interin (Video)

U përfol për një largim të kapitenit Mauro Ikardi nga Interi, por me sa duket situata ka ndryshuar, dhe bomberi argjentinas po e planifikon të ardhmen në Milano. Dritë rreth kësaj gjëje ka hedhur bashkëshortja e Mauros, Vanda Narra e cila ka publikuar në faqen e saj të Instagramit disa video nga shtëpi e re në Milano, ku dukej tepër e lumtur.

wanda.icardi.casa.2018.750x450

Kjo gjë tregon se Ikardi është duke e planifikuar të ardhmen e tij në Milano edhe për disa kohë. Çifti do të jetojë së bashku me 5 fëmijët, 2 vajza të Ikardit me Vandën dhe 3 djemtë e Vandës me Maksi Lopezin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"