Shtatë lojtarë të afruar, te Luftëtari presin të federohen për të luajtur me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 11:36

Shtatë lojtarë të afruar, te Luftëtari presin të federohen për të luajtur me ekipin

Kur kanë mbetur tri ditë nga përballja me Kukësin, takim i vlefshëm për javën mbyllëse të fazës së dytë, Luftëtari i drejtuar nga trajneri Nikolin Çoçlli e ka rritur “marshin” e përgatitjeve, me qëllim marrjen e ngarkesave të duhura fizike.luftetariii

Për këtë takim skuadra nuk do të jetë e plotë, pa llogaritur të larguarit, pasi Aurel Demo është i skualifikuar, ndërsa Franc Lala dhe Erald Hyseni vijnë nga dëmtimet. Në pritje të zhbllokimit të merkatos së dimrit pas vendimit të FIFA-s për mosshlyrje të detyrimit financiar të brazilianit Marko Aurelio, Luftëtari ka afruar një numër të konsiderueshëm lojtarësh.

Emra si Rimal Haxhiu, Arlis Shala, Aleksandros Zaimi, Arbër Mehmetllari, Kabir Tahiraga, Mikel Brahilika, Robson Renan Robinjo janë afruar në ditët e merkatos së janarit. Nga gjithë këta lojtarë, vetëm një është i huaj dhe pikërisht bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Robinjo, ku 22-vjeçari shikohet si një afrim me vlera. Për të pasur më shumë alternativa në stol, trajneri Çoclli dhe drejtuesit i konsiderojnë si pjesë të rëndësishme këta lojtarë për gjysmën e sezonit të mbetur.apresentacao_robinho

Luftëtari në strategjinë e tij, të paktën në sezonet e fundit, është fokusuar në afrimin e elementit të perspektivës, me objektiv shitjen e më të mirëve. Me këtë filozofi merkatoje kanë punuar gjatë këtyre ditëve drejtuesit e Luftëtarit, të vetëdijshëm për frytet e saj. Gjithsesi, fillimisht duhet zgjidhur çështja e bllokimit të merkatos, në mënyrë që të shpresohet te lojtarët e afruar.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"