Shtatë lojtarë i shpëtojnë “fshesës”, Çela vendos veton. Ja situata tek Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 21:55

Shtatë lojtarë i shpëtojnë “fshesës”, Çela vendos veton. Ja situata tek Flamurtari

Vetëm 30% e lojtarëve që mbyllën sezonin do të qëndrojnë në Vlorë. Drejtuesit dhe trajneri janë dakordësuar për disa emra, që janë tashmë pjesë e projektit të ri.HVXCNBV

Ishte klubi që i bëri propozimet Emiljano Çelës për disa emra që ata kishin në plan të mbanin dhe trajneri shprehu pëlqimin. I pari në listë është Indio Oliveira. Braziliani, i konvertuar tashmë në vlonjat, shihet pjesë përbërëse dhe shtyllë e grupit për sezonin e ri. Mesfushori e njeh mjaft mirë ambientin, ndaj mund ta themi me siguri që nuk lëviz. E megjithatë, nuk do të jetë i veti brazilian që reziston.

Kuqezinjtë kërkojnë që të mbajnë edhe Juri Merlim dhe Xhonatan da Silva. Të dy këta lojtarë kanë bindur drejtuesit që kanë vendosur t’i mbajnë. Tekniku ka shfaqur dëshirën që të mbajë edhe Fernando Armandon, që ka lënë shenjë në disa ndeshje. Si bosht i skuadrës shikohen edhe dy shkodranët, që prej disa sezonesh janë pjesë e Flamurtarit. Bëhet fjalë për Behar Ramadanin dhe Denis Pjeshkën. Ata kishin marrë edhe më parë pëlqimin e drejtuesve të klubit, por tashmë i është shtuar edhe OK-u i tekniku memaliotit. Ky i fundit ka dhënë “veton” edhe për Albi Metanin, që ishte në huazim te Turbina. Sulmuesi është në preferencat e numrit një të stolit dhe për pasojë do të kthehet në shtëpi.

LARGIMET DHE TË RREZIKUARIT Kur dihet që 30% do t’i shpëtojnë “fshesës”, është e kuptueshme që pjesa tjetër do të largohet. Gazeta zbuloi më herët se gjashtë lojtarët e parë që nuk bëjnë më pjesë në planet e Flamurtarit janë Erik Floresit, Igor Uanderon da Silva, Luis Karlos dos Santos Amorim, Pedro Augusto dhe Emanuel Mensah. Në këtë rrugë janë edhe Silvester Shkalla, Fabjan Beqja, Bardh Bylykbashki, Ermal Vitija, Roland Disha dhe Silue Zana Amidou.

Derisa skuadra dështoi në objektivin madhor dhe nuk e siguroi dot ngjitjen në Superiore, eksodi masiv është i pashmangshëm. Ndoshta do të duhet të shikohet për një tjetër portier. Ndërkohë që ende nuk janë të vendosur që portën t’ia besojnë Klajdi Kukës. Të dyzuar janë edhe për disa titullarë dhe lojtarë, që dikur kanë pasur peshë në skuadër, siç janë Andi Ribaj dhe Ditmar Bicaj. Për kapitenin dhe lezhjanin, ende nuk konfirmohet nëse do të jenë pjesë e Flamurtarit të ri.JKXCNVC

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"