Shtanget trajneri, 67 lojtarë në stërvitje me skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 19:26

Shtanget trajneri, 67 lojtarë në stërvitje me skuadrën e Kategorisë së Parë

Në ditën e parë të grumbullimit të Burrelit kanë qenë jo pak, por 67 lojtarë. Deri në fund të këtij muaji stafi teknik i drejtuar nga trajneri Saimir Patushi do të formojë skuadrën që do të përfaqësojë Burrelin në sezonin e ri. Muaji gusht do të shfrytëzohet i gjithi për fazën përgatitore. Trajneri Patushi, në një bisedë për “Panorama Sport” sqaroi situatën.

Patushi-Saimir

“Është një punë intensive, të cilën po e bëjmë me shumë kujdes. Deri në fund të muajit besoj që do të kemi skuadrën që do të garojë në Kategorinë e Parë.

E vërteta është se ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm, ku vetëm ditën e parë janë paraqitur 67 futbollistë për t’u testuar.

Besoj që jemi në rrugën e duhur për të bërë ekipin të cilin e kemi thënë që në fillim, që të jetë i denjë për kategorinë që aderojmë. Tashmë duhet të plotësojmë portën dhe sulmin”, deklaroi Patushi.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"