Shqiptari i rritur te Barça, tani do të jetë kundërshtar: Mëkat për Mesin, do i kërkoja fanellën. Ika nga Dani Alvesh, aspak keq po të kthehesha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 21:35

Shqiptari i rritur te Barça, tani do të jetë kundërshtar: Mëkat për Mesin, do i kërkoja fanellën. Ika nga Dani Alvesh, aspak keq po të kthehesha

Ivan Balliu po përjeton padyshim sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij. Mbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur dhe rritur në Katalonjë, po shkëlqen me Rajo Vajekanon në La Liga ku nuk ka humbur deri tani asnjë minutë.

balliu

Por kjo javë për të do të jetë shumë më e veçantë. Skuadra e tij vihet përballë Barcelonës, klub në akademinë e të cilit ai u formua si lojtar, e normalisht nuk do të mungonte interesimi i mediave katalanase për të. Balliu ka treguar si po përjetohet ky sezon te Rajo, si u largua nga Barça dhe si sheh të ardhmen e këtij klubi.

“Është e qartë që Rajo Vajekano nuk është ndërtuar për të qenë në zonën e Europës por për të siguruar sa më parë mbijetesën. Është vetëm fillimi, kemi siguruar shumë pikë dhe e kemi bërë rrugëtimin pak më të shpejtë, por nuk duhet të ëndërrojmë më shumë se kaq. Objektiv mbetet mbijetesa dhe do të gaboheshim nëse do ta ndryshonim.

Stili i trajnerit përshtatet në mënyrë perfekte me profilin tim. Atij i pëlqejnë lojtarë të shpejtë në krah, të cilët dalin në sulm dhe kjo më ndikon shumë. Kur unë mbarova kontratën të Almeria, kishte disa ekipe të tjera në La Liga që më kërkonin por telefonata e tij më bëri të vendosja. Më tha që kishte besim te unë, më tregoi stilin e tij të lojës dhe si do të përfshihesha, Bën të ndryshojë ekuilibri kur të telefonon një trajner”, theksoi ai në intervistën për “Sport”, duke u ndalur më pas te sfida me Barçën.

“Më jep shumë kënaqësi. Jam formuar atje si lojtar dhe kam shumë miq të mirë nga etapa ime të Barça. Tani kam fatin e madh të ndeshem me të në nivelin më të lartë. Është e qartë që të shkosh te skuadra e parë e Barcelonës është shumë e vështirë, ia dalin shumë pak. Por futbolli vazhdon edhe jashtë Barcelonës. Çdokush duhet të ndjekë rrugëtimin e tij, disa herë është më e vështirë, por jo gjithçka mbaron me Barcelonën. Isha për 8 vite në “La Masia”, dhe thuajse çdo verë takohemi të gjithë grupi i miqve të atëhershëm.

Balliu Barca

Largimi nga Barça? E parashikoja se ishte Dani Alvesh, luante 68 ndeshje nga 70. Kur ke një mbrojtës krahu që shënjon një epokë në nivel klubi dhe ndërkombëtare, është e vështirë ta zëvendësosh. Largimi nuk ishte i vështirë, por e shihja që po afrohej. E përjetova si një objektiv të ri që të tregoja që mund të arrija në nivelin më të lartë me një ekip tjetër dhe kështu ndodhi. Kthimi? Të them të vërtetën e shoh shumë larg. Duhet të bësh shumë vite të mirë në La Liga që të mund të kthehesh. Nuk e kam menduar kurrë, por të them të drejtën nuk do të ishte aspak keq.

Një Barcelonë pa Mesin? Ka humbur lojtarin që kishte si pikë referimi, lojtarin më të mirë në botë. Po shfaqen Ansu, Memfis… Te Barcelona do të jetë gjithmonë lojtarë të mirë dhe do të shkëlqejnë. Për largimin e Mesit në fillim mendova se ishte një mënyrë për t’i bërë presion La Liga për limitin e rrogave. Por pastaj pashë deklaratën e Laportës dhe e kuptova që gjithçka ishte serioze. Është keqardhje, pasi ishte një largim pa shije, meritonte shumë më shumë dhe nuk më pëlqeu. Jam stërvitur shumë herë me të dhe më ka trajtuar gjithmonë mirë. Është mëkat se do u  i kisha kërkuar fanellën, por tani më duhet t’ia kërkoj një tjetri (qesh).

Çavi te Barcelona? E njoh dhe herët a vonë do të përfundojë duke drejtuar Barcelonën. Do të jetë trajneri që do të shënjojë një epokë, pasi ai di për futbollin më shumë se çdokush tjetër’, tha ndër të tjera Balliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"