Shqiptari i Bajernit një yll në rritje, shënon përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 14:05

Shqiptari i Bajernit një yll në rritje, shënon përsëri

Meritan Shabani po kalon një formë të shkëlqyer. Shqiptari i Bajernit nuk ka zhvilluar ende një ndeshje zyrtare me ekipet A të tre përfaqësueseve që e ndjekin, Shqipërisë, Kosovës dhe Gjermanisë.

meritan shabani

Ai aktivizohet për skuadrën e Bajern II. Këtë fundjavë ky ekip barazoi në shtëpi me rezultatin 2-2 me skuadrën Buchbach. Kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët në minutën e 21, por Shabani ka barazuar rezultatin. Dy golat e tjerë janë shënuar në limite, Bajern fillimisht në 93 dhe miqtë që barazojnë në 96-tën. Bajern II kryeson ligën me 26 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"