Shqiptari eviton goleadën e skuadrës së tij ndaj Interit, ja si vlerësohet Berisha nga mediat italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 9:40

Shqiptari eviton goleadën e skuadrës së tij ndaj Interit, ja si vlerësohet Berisha nga mediat italiane

Një pjesë e dytë e karakterizuar nga kuraja nuk i ka mjaftuar SPALit për të kthyer në favor një ndeshje në thelb të humbur në pjesën e parë. 

vvvv

Një gol “i dhuruar” dhe një me klas i Lautaro Martinezit vendosën bardhekaltrit përpara një mali për t’u ngjitur. 45 minutat e dyta në Milano tregojnë se formacioni i Sempliçit mund t’u bëjë ballë edhe më të mëdhave, megjithëse do nevojitej më shumë cilësi dhe shpejtësi.

DËMTIMI

Një arsye më shumë që SPAL-i të qëndronte në lojë deri në fund ishte pa dyshim Etrit Berisha, portieri i Kombëtares. I vlerësuar me notën 6,5 nga mediat italiane pavarësisht dy golave të pësuar, ku në çdo rast nuk u ndihmua aspak nga mbrojtja. Shpëton çfarë mund të shpëtohet: bllokon Lukakun dhe Brozoviçin në pjesën e parë, Martinezin dhe Kandrevën në të dytën. Qëndron i vëmendshëm edhe kur Sionek kthen një top të rrezikshëm në zonën e rreptësisë.

“Gardiani” shqiptar konfirmohet një nga siguritë e skuadrës së tij. Ndoshta stili nuk është ai që “lexohet” në manualët e portierëve, por ajo që ka rëndësi është efikasiteti dhe në këtë aspekt. 30-vjeçari ofron garanci. Shumë ekipe të tjera do ta dëshironin një si ai në skuadër. Në fund pëson edhe një faull pas një dyluftimi me Lukakun, por për fat të mirë asgjë me rrezik dhe Berisha e mbyll në fushë sfidën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"