“Shqiptarëve iu kthyem borxhin”, flet Rashica:  Festova me shqiponjë për të prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 18:32

“Shqiptarëve iu kthyem borxhin”, flet Rashica:  Festova me shqiponjë për të prekurit nga tërmeti

Situata e vështirë në Shqipëri e cila solli shumë viktima dhe dëme, i bëri të gjithë bashkë, duke i ardhur vendit tonë në ndihmë.rashica

Një nga personat që u solidarizua me vendin tonë është edhe Milot Rashica, i cili tek të dy golat e shënuar me Verderin i festoi me shqiponjë.

Sulmuesi ka dhënë një intervistë së fundmi, teksa e ka pranuar se ishte një moment i vështirë dhe e kishte përjetuar keq: “Po dëgjoja vetëm lajme të këqija për Shqipërinë dhe festimin me shqiponjë e kisha menduar më parë. Ishte një moment shumë i vështirë, i cili më preku shumë mua.

Situata në Shqipëri ishte me të vërtetë dramatike, ku kanë ngelur rreth 50 viktima dhe shumë ndërtesa janë shkatërruar. Në Kosovë i kanë hapur dyert shqiptarëve të prekur, njëjtë siç kanë bërë edhe ata për Kosovën  para 20 vitesh gjatë luftës. Mund t’iu kthenim atyre diçka tani, dhe ajo që njerëzit bënë për njëri-tjetrin ishte me të vërtetë e mahnitshme.”, u shpreh Rashica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"