Shqiptarët sigurojnë Botërorin e Rusisë, Zvicra vuan por kalon Irlandën e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 19:57

Shqiptarët sigurojnë Botërorin e Rusisë, Zvicra vuan por kalon Irlandën e Veriut

Zvicra është e kualifikuara e parë nga kontinenti europian për në Botëror, nëpërmjet fazës “play-off”. Helvetët e mbyllën në barazim pa gola, ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, por fitorja me një penallti në ndeshjen e vajtjes, bëri që të siguronin një biletë për në Rusi.

zvicraa

Shqipëria për fat të keq nuk do të jetë pjesëmarrëse në Kupën e Botës, por në Rusi do të ketë lojtarë me origjinë shqiptare, dhe këta janë lojtarët e Zvicrës.

Kështu, është Irlanda e Veriut e eliminuar, edhe pse ata patën shumë kontestime për rezultatin e ndeshjes së parë, pas një penalltie të paqenë, por që u akordua nga arbitri.

Zvicër 0-0 Irlandë e Veriut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"