Shqiptarët e Serisë A në podium, Berisha pas… Sirigut

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 23, 2020 | 19:59

FB Kombetarja Legjionaret Të fundit

Shqiptarët e Serisë A në podium, Berisha pas… Sirigut

Fitorja e SPAL-it me përmbysje ndaj Atalantës u ka kujtuar edhe një herë të gjithëve se portieri që aktualisht mbron portën e skuadrës së vendit të fundit, ka qenë më parë pjesë e bergamaskëve dhe një gabim ndaj Dortmundit në Europë, i ka kushtuar edhe largimin. 

BERISHAA

Megjithatë, Etrit Berisha është shpesh heroi i heshtur i skuadrës që po tenton me të gjitha forcat mbijetesën në Serinë A. I heshtur, sepse shpesh pret shumë raste shpëtimtare për ekipin e tij, por në fund nuk ia del që të ruajë të paprekur kuadratin e SPAL-it, teksa në fazën e parë të kampionatit e ka ruajtur vetëm dy herë, ndaj Parmës dhe ndaj Udinezes.

Së fundmi, “Gazzetta Dello Sport” i dedikon një artikull gardianit të Kombëtares shqiptare edhe pse në renditjen e portierëve për notat mesatare, ai nuk është në krye. Sirigu është vlerësuar me notën 8, të cilën në Itali e kanë fare pak edhe lojtarët (Ronaldo, Dibala, Imobile, Luis Alberto, Gomes, Sensi) e jo më portierët.

I dyti renditet Etrit Berisha mes të gjithë portierëve të Serisë A, me notën mesatare 6.61 për të 1800 minutat e zhvilluara, pa humbur asnjë. I treti është Shezni i Juves me 6.59 dhe i katërti, shqiptari i Lacios, Thomas Strakosha.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com