“Shqiptar m***!”/ Ofendoi lojtarin nga kombësia, trajneri italian e pëson rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 23:40


“Shqiptar m***!”/ Ofendoi lojtarin nga kombësia, trajneri italian e pëson rëndë

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xhorxhio Sediko.

ALIU TIOCO

Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3-2 asokohe, por sulmuesi durrsak u përball me një situatë të pakëndshme. 31-vjeçari u fye për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioko, i cili e quajti: “Shqiptar m***”.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia. Federata në atë kohë, mori vendimin për ta përjashtuar trajnerin nga aktivitetet futbollistike për 4 muaj.

Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar këtu, pasi Prokuroria e Trentos e ka përjashtuar për 5 vite nga aktivitetet futbollistike trajnerin Tioko, duke e larguar kështu përfundimisht nga futbolli.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/