“Shqipja gjuhë e vështirë”, ish-futbollisti i Laçit bëhet sipërmarrës në atdhe: Nuk më pëlqen ta quaj veten pronar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 23:25

“Shqipja gjuhë e vështirë”, ish-futbollisti i Laçit bëhet sipërmarrës në atdhe: Nuk më pëlqen ta quaj veten pronar

Ish-futbollisti i Laçit Sebastian Toro ka nisur një tjetër përvojë në atdhe përveç futbolli. 30-vjeçari administron një firmë ndërtimi të quajtur “SeTo Constructora”.
1_sebastian_toro
Në një rrëfim për mediat vendase, Toro tregon dhe jetën e tij në Shqipëri ku tregon se i biri e ka patur të vështirë të mësonte gjuhën shqipe.

Sebastian Toro luajti për Laçin sezonin e kaluar. Në fillim të këtij viti kaloi te Deportes Kolina.
Toro
“Jeta në Shqipëri – Në Shqipëri disa gjëra nuk u realizuan dot dhe djalim im shkoi në shkollë. Gjuha ishte e vështirë dhe ai u vu në vështëri sepse nuk e kuptonte gjuhën shqipe. E kishte të vështirë të kuptonte shokët e klasës. Unë për vete flas anglisht, italisht dhe pak shqip.

Sipërmarrja e ndërtimit – Jetoj në vendlindjen time Kolina. E kam ndërtuar banesën time në një hapësirë prej 5 mijë m2 me ndihmën e mësuesve të mi. Mund të ndërtojmë shtëpi, të bëjmë rimodelime. Nuk më pëlqen të them se jam pronari sepse shkoj mirë me të gjithë djemtë. Karantina na bllokoi punën. Kam dëshirë të luaj sërish”, shprehet futbollisti i Deportes Kolinas Sebastian Toro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"