“Shqipëritë Kombëtare” 2017, vetëm 35 për qind sukses!

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 21:40

“Shqipëritë Kombëtare” 2017, vetëm 35 për qind sukses!

BESNIK DIZDARI

Këtë bilanc lakonik e kam bërë gjithë këto vitet e fundit. Është fjala për atë se çka kanë arritur të gjitha ekipet kombëtare të futbollit të Shqipërisë, gjatë një viti kalendarik në ndeshjet e tyre për kualifikimet europiane. Natyrisht pa ndeshjet miqësore. Pra, Kombëtarja e parë (ajo e të rriturve), si dhe Kombëtaret NËN 17, NËN 19 dhe NËN 21. Po ua lë fjalën fakteve, rezultateve dhe përmbledhjes së tyre:

Kombetarja

* Shqipëria NËN 17:

Shqipëria – Kroacia 0-1

Shqipëria – Spanja 0-1

Shqipëria – Lietenstein 5-0

* Shqipëria NËN 19:

Shqipëria – Ukraina 0-1

Shqipëria – Mali i Zi 0-1

Shqipëria – Norvegjia 1-7

* Shqipëria NËN 21:

Shqipëria – Estonia 0-0

Irlanda V. – Shqipëria 1-0

Islanda – Shqipëria 2-3

Shqipëria – Islanda 0-0

Shqipëria – Irlanda V. 1-1

Kombetarja-U20-e-Shqiperise-ne-Turqi-ne-miqesoren-ndaj-Azerbajxhanit

* Kombëtarja e Shqipërisë:

Italia – Shqipëria 2-0

Izraeli – Shqipëria 0-3

Shqipëria – Lietenstein 2-0

Maqedonia – Shqipëria 1-1

Spanja – Shqipëria 3-0

Shqipëria – Italia 0-1

Shikoni tani përmbledhjen e bilancit për secilën kombëtare:

* Shqipëria NËN 17:

3 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 2 humbje, golat 5-2

* Shqipëria NËN 19:

3 ndeshje. 0 fitore, 0 barazime, 3 humbje, golat 2-9

* Shqipëria NËN 21:

5 ndeshje, 1 fitore, 3 barazime, 1 humbje, golat 4-4

* Kombëtarja e Shqipërisë:

6 ndeshje, 2 fitore, 1 barazim, 3 humbje, golat 6-7

* Bilanci i përgjithshëm për të katër kombëtaret:

17 ndeshje, 4 fitore, 4 barazime, 9 humbje, golat 17-22.

kombetarja2-470x289-470x289

Siç shihet në tanësi, 2017-ta është një vit humbës. Gjithçka del prej numrit të humbjeve: 9 humbje në 17 ndeshje dhe vetëm 4 fitore, shto këtu golaverazhin negativ që është 17-22. Dhe ajo që është më e rëndësishme: asnjëra prej katër skuadrave kombëtare nuk ka bilanc pozitiv. E vetmja që ka një bilanc baraspeshues është Shqipëria NËN21: 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, golat 4-4. Kësisoj, duket sikur gjithçka në gjithkund është e njëtrajtshme: një Shqipëri humbëse, pavarësisht se midis 17 ndeshjeve ka prej tyre dhe të bukura e interesante. Ndërkaq, nëse bëjmë llogarinë e asaj, që quhet “përqindja e suksesit”, del se katër Shqipëritë tona së bashku mbërrijnë saktë- sisht në vetëm 35.29 për qind të suksesit.

Çka kuptohet se është një përqindje tejet e ulët. Sigurisht, kur kujtojmë vendin e tretë në grup të Kombëtares së parë në kualifikimet e Kupës së Botës, këtu gjithçka duket më se normale. Kjo ngaqë dy të parat e kishin emrin Spanjë dhe Itali. Mirëpo, prapëseprapë, nuk mund të harrojmë se ky vend i tretë 2017, në fund të fundit, nuk e shmangu eliminimin nga Kupa e Botës të një Shqipë- rie jo aq fort të zakonshme përderisa ajo, një vit më parë, kishte qenë e 18-ta në fundoret e 24-shes të Kampionatit Europian 2016.

kombetarja_u21

Pa harruar ndërkaq, se ky vend i tretë në grup i vitit 2017, u arrit ngushtë- sisht: vetëm për 1 e 2 pikë larg “inferiorëve” Izrael e Maqedoni. Këtë tanësi megjithatë, po e quajmë disi normale për sa i përket Kombëtares së parë. Shqetësimi më i madh është se në tre Kombëtaret e tjera, ato të NËN17, NËN19, NËN21 rritja ka një vendnumëro të dukshëm, madje shembullor kur kujton se ajo është për vit e tillë.. Dhe e dyta më e rëndësishme: që në tanë- si, Shqipëria e të katër Kombëtareve rropatet gati përherë te përqindja e ulët vjetore e vetëm 30 për qind apo diçka më shumë. Vetëm një herë, në vitin 2015, katërshja ka mbërritur 40-përqindëshin: saktësisht 41.17 për qind.

Në thelb, pjesëmarrjet e Shqipërisë nuk shkojnë më lart se shifra e rreth vetëm 35 për qind e suksesit. Çka do të thotë se ato janë humbëse të rregullta. Është sidomos shqetësuese ato çka arrijnë Kombëtaret e 17, 19 e 21-vjeçarëve. Edhe kësaj here ato u renditën: në vendin e parafundit ajo e 17-vjeçarëve, në vendin e fundit ajo e 19-vjeçarëve dhe dy vende të parafundit ajo e 21 vjeçarëve, kur kundërshtarët aty pranë kësaj kanë edhe nga 1 ndeshje për të zhvilluar.

kombetarja u17

Një konkluzion thuajse universal mund ta nxjerrim pa hezitim: që kemi hyrë në vitin e dytë të mbaskualifikimit të Shqipërisë në EURO. E kjo do të thotë se, tash e mbrapa, i takon ta marrë fjalën aktualiteti, jo “lavdia e dikurshme”, siç thuhet. Kombëtaret e Shqipërisë janë vetëm 35 për qind sukses. Shumë pak! Sidomos për Kombëtaret “17”, “19” dhe “21”. Një herë tjetër do të mund t’i kthehemi thellë temës që po vjetrohet, asaj se sa këto Kombëtare humbëse të rregullta, japin futbollistë të talentuar për Kombëtaren e parë. Pa iu shkuar shembujve, e parathemi plot siguri se ndodhemi përpara “ndalimit” të talenteve.

Gjithnjë shihet diku jashtë, në shtete të Europës për të gjetur talente prej shteteve të tjera, natyrisht djem të origjinës shqiptare. Mirëpo, logjika dhe dukuritë të bëjnë të mendosh se ky stil mund të jetë krejt afër zbehjes dhe madje panevojshmërisë tashmâ të tij deri në këtë shkallë sunduese. Kur t’iu hyjmë të dhënave statistikore do të vërejmë se, gati rreth vetëm nja 30 për qind e përbërjeve të katër Kombëtareve, janë me futbollistë të dalë nga futbolli i Republikës së Shqipërisë. Vërtet, ku janë talentet e saj?

E, pra, zhvillojmë Kampionate Kombëtare ndoshta më të shumtë se asnjëherë në histori. A është e mundur që Shqipëria nuk prodhon më talente futbolli? Nuk e besoj. Çudia e madhe është që, edhe pse katër Kombëtaret e Shqipërisë të përbëra kryesisht me shqiptarë të shteteve të tjera, pra që nuk i ka prodhuar futbolli i Republikës së Shqipërisë, prapëseprapë nuk arrijnë të kenë më shumë se 35 për qind sukses. Ky është kryeproblemi.

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama Sport. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 






www.minuta90.com