“Shqipërisë ia dhuruam fitoren”, trajneri i Kosovës U-21: Në pjesën e dytë nuk luajtën futboll, rezultati nuk më duhet para lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 21:26

“Shqipërisë ia dhuruam fitoren”, trajneri i Kosovës U-21: Në pjesën e dytë nuk luajtën futboll, rezultati nuk më duhet para lojës

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, u shpreh i zhgënjyer nga humbja e ekipit të tij me shifrat 2-1 ndaj Shqipërisë U-21, ditën e sotme në Elbasan.

rafet prekazi

Prekazi në mikrofonin e “Rtsh Sport”, deklaroi Shqipëria e vuri në vështirësi ekipin e tij në pjesën e parë, dhe pastaj jo më. Ai u shpreh se Kosova nuk e meritonte humbjen, ndërsa deklaroi se nëse ekipi i tij nuk luan lojë të bukur, rezultatet nuk i duhen aspak.

U ndëshkuat në një moment të mirë. Pse?

Kjo erdhi sepse nuk shënuam golin. Një kombëtare profesioniste si ne, nuk duhet të pësojë pasi humb një rast. Ne ia dhuruam golin Shqipërisë. Ata ishin më mirë, por në pjesën e parë patë një lojë individuale më mirë. Në pjesën e dytë u përmirësuam, dhe nuk patëm më probleme te porta jonë. Por, ia dhamë vetë këtë gol, kur ne gati sa po shënonim.

Këtë vlerësim keni për Shqipërinë?

Shqipërisë i uroj 3 pikët dhe fitoren e parë, dhe të marrë pikë dhe në të ardhmen. Ndoshta ata janë të mirë. Kosova nuk e meritonte të humbte. Por, unë po komentoj atë që ndodhi në fushë. Nuk po them që është e dobët, por në 45 minutat e dyta nuk erdhi kurrë te porta jonë. Jo për Shqipërinë, unë jam shqiptar. Edhe të jetë kombëtare tjetër nuk bëj një koment të tillë. Në pjesën e dytë, ka dallim nga e para. Lojtari me numër 9(Broja), na hapi problem, ishte i fortë një për një. Prisja që me lojë Shqipëria të ishte diçka.

Kjo humbje i zbeh shanset për kualifikim?

Unë dua që të luajmë. Ky brez di të luajë futboll. Dua të ngre cilësinë e lojës, që të tjerët të mos jenë para neve. Fitoret janë të ëmbla, për atë luhet futbolli, por duhet të luajmë mirë futboll. Mund të fitojmë 1-2 herë, por çfarë të presim kur nuk dimë të luajmë futboll. Dua të luajmë futboll. Të përmirësojmë gabimet. Nëse kundërshtari mban topin 80%, dhe ne 20%, për çfarë na duhet fitorja? Një fitore të gëzon, por në futboll duhet të shkosh gradualisht, siç e kemi bërë në 2 vitet e fundit. Këtë do vazhdojmë të bëjmë. Por, edhe të shkojmë në Europian, edhe të mos tregojmë futboll…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"