Shqipërisë i hiqet e drejta e organizimit të “Europianit 2018”, Beqiraj: E kërkuam ne ndryshimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 19:34

Shqipërisë i hiqet e drejta e organizimit të “Europianit 2018”, Beqiraj: E kërkuam ne ndryshimin

President i ri, Gudar Beqiraj, ka marrë detyrën e re me një OKej nga Ministria e Sportit, pas një takimi me zëvendësministrin dhe drejtorin e sporteve gjatë ditës së djeshme. Gjithashtu, ishshtangisti në vitet ’60, gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, ka shpjeguar për gjithçka ndodh sot në FSHP.

Beqiraj55

Pse federata jonë ka hequr dorë dhe nuk e ka marrë përsipër organizimin e kampionatit europian në Tiranë? Cilat janë arsyet?

Unë kam qenë vazhdimisht në kontakt dhe në bisedime me krerët më të lartë të Federatës Europiane të Peshëngritjes, presidentin Antonio Urso, si dhe me sekretarin e kësaj federate, duke i sqaruar që ne nuk mund ta marrim përsipër organizimin dhe zhvillimin e këtij Europiani në Tiranë. Kemi shpjeguar të gjitha arsyet objektive: Dopingu, dorëheqja e presidentit Gjoza, si dhe revoltat e sportistëve, kanë bërë që drejtimi i federatës të jetë në një situatë të vështirë për ta marrë përsipër zhvillimin e këtij kompeticioni.

Si u caktua Shqipëria vend organizator i këtij eventi?

Federata evropiane, si çdo institucion tjetër, në të tilla evente bën të mundur marrëveshjen. E këtë marrëveshje ato e bëjnë me njerëz, te të cilët kanë besim të plotë. Zhvillimi i këtij kampionati fillimisht ishte caktuar të zhvillohej në Turqi. Por, meqenëse Turqia ishte e përjashtuar, ajo nuk ka të drejtën të organizojë kampionatin europian, duke qenë se nuk merr pjesë në garë. Më tej, krerët më të lartë të EWF (Federata Europiane e Peshëngritjes) menduan që ta zhvillonin në Suedi. Në atë kohë, në Durrës, u zhvillua kampionati europian për moshat deri në 23 vjeç.

Gudar Beqiraj

Të gjithë drejtuesit, madje dhe vetë presidenti, kanë mbetur mjaft të kënaqur për mënyrën e organizimit duke dalë në përfundim të këtij eventi me një përshtypje fantastike. Kjo detyroi që drejtuesit e EWF të ndryshonin mendim për organizimin e Europianit të të rriturve duke caktuar Shqipërinë si vend organizator për zhvillimin e kampionatit në mars të këtij viti.

Po ç’ndodhi më tej?

Ne ka disa ditë që na ka ardhur drafti i kampionatit europian që do të zhvillohej në Tiranë. Të jem i sinqertë, që nga ajo ditë deri më sot nuk kam fjetur gjumë. Shqetësimi është tepër i madh, po ashtu dhe përgjegjësitë. Një periudhë dymujore në dispozicion me një situatë mjaft të vështirë për ta organizuar, më detyroi që të merrja kontakt me drejtuesit e EWF-së. U kam shpjeguar të gjitha rrethanat dhe situatën. Nga dorëheqja e presidentit Elez Gjoza te klima e papërshtatshme e krijuar e deri te revoltat e sportistëve kundër kandidaturës sime. Ata më kuptuan duke më thënë se “keni bërë gjënë e duhur” dhe janë duke menduar për ta organizuar në një vend tjetër.

Ju ditën e hënë kishit planifikuar një takim në Ministri lidhur me përcaktimin ligjor të zgjedhjes suaj. Çfarë u vendos?

Takimi ka qenë rreth një orë, si me zëvendësministrin, po ashtu dhe me drejtorin e sporteve, ku sinqerisht unë u kam sqaruar krerëve të shtetit që drejtojnë sportet se nuk mundem ta kryej detyrën e presidentit të federatës. Le ta marrë përsipër dikush tjetër. Përgjigja e tyre ishte: “Je zgjedhur ligjërisht sipas statusit dhe për ne është një nder që në krye të kësaj federate të jetë një akademik dhe një peshëngritës karriere. Më mirë se kushdo këtë detyrë e kryeni ju”, duke më lejuar që të vijoja të kryeja të gjitha funksionet dhe kompetencat e Presidentit të FSHP-së.

Gudari

Po më pas do të bëhet ndonjë prezantim ceremonial apo do të vijoni punën?

Unë fillimisht e mendoja se do të kishte ndonjë organizim të tillë apo mbledhje, ku zyrtarët e ministrisë do të bënin prezantimin, por jo nuk ndodh kështu. Ata më thanë: “Për ne, gjithçka është ligjore, zgjedhjen e ka bërë federata në zbatimin pikë për pikë të statusit të saj dhe ju ka shpallur zyrtarisht. E vetmja detyrë e juaja ishte vënia në dijeni e Ministrisë sonë. Për ne, ti duhet të vazhdosh punën. Le të dalë kushdo në rrugë, ju jeni Presidenti i FSHP-së”. Pasi e morët dhe lejen e qeverisë, si do të nisë puna juaj në krye të shtangës shqiptare? Detyrat e mia më imediate në këtë post janë: 1)Përgatitja e sportistëve tanë që do të marrin pjesë në kampionatin europian.

Nëse do e marrim seriozisht punën përgatitore të stërvitjes së këtyre sportistëve elitarë dhe me aftësitë e gjendjen e tyre optimale, jam plotë- sisht i bindur se të gjithë peshëngritësit tanë, nga i pari deri tek i fundit, do të marrin medalje. 2)Të shpallim zgjedhjet e parakohshme, që do të kenë një axhendë si: koha për të propozuar kandidaturat, koha për fushatën dhe punëve organizative të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme për të zgjedhur presidentin e ri. Unë nuk do e hedh kandidaturën time. Jam këtu vetëm për të mbështetur këtë moment të vështirë të peshëngritjes shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"