Shqipërinë e shpartallon Lituania, me 58 pikë diferencë. Të hënën drejt Rusisë për Shën Valentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 13:11

Shqipërinë e shpartallon Lituania, me 58 pikë diferencë. Të hënën drejt Rusisë për Shën Valentin

Një tjetër disfatë ka pësuar Kombëtar ja e femrave në basketboll në ndeshjen kualifikuese për eliminatoret e Kampionatit Europian (Women Eurobasket 2019), duke u mundur 119-61 nga Lituania, ndeshje kjo e luajtur dje në mbrëmje në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Një humbje e pritshme kjo për kombëtaren tonë, duke parë disnivelet mes këtyre dy skuadrave, pasi skuadra lituaneze ishte ndjeshëm më superiore në fushë, edhe pse këtë herë kombëtarja kuqezi ishte më rezultative, duke realizuar 61 pikë.

Basketboll femra

Për Kombëtaren e vajzave kuqezi, që drejtohen nga trajneri Viron Toska, kjo është humbja e tretë në këtë turne, sërish duke pësuar, -232 pikë është diferenca në të tria ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Më parë kemi dështuar duke pësuar dy humbje të tjera të pësuara me Rusinë dhe Hungarinë. E vetmja notë pozitive në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ishte numri më i madh i pikëve të realizuara në këtë sfidë krahasuar me dy takimet e para.

Kemi nisur një ndeshje të bukur ku dallohet Zyka e Bujari, që realizojnë në fundin e periodës së parë nga 6 pikë secila, por që nuk mjaftuan, pasi perioda fitohet nga lituanezet me 10 pikë diferencë 21-31. Vajzat kuqezi luajnë mirë, madje edhe udhëheqin për 4-5 minuta, duke qenë të sakta nga distanca. Por mikeshat, shpejt marrin masat dhe arrijnë të depërtojnë mirë në mbrojtjen kuqezi dhe shkë- puten. Objektivi lituanez është që në çdo periodë të shënojë nga 30 pikë.

shqiperi lituan

Kështu fiton dhe periodën e dytë 31-14. Duke shkuar në pushim me një diferencë prej 27 pikësh (65- 32). Asgjë nuk ndryshon edhe në periodën e tretë me volejbollistet kuqezi, që tregohen të pafuqishme në luftë me ritmin e Lituanisë, por edhe me shtatlartësinë e tyre. Kështu që, tregohen inferiore përpara koshit, por edhe fati nuk ishte me to. Edhe ata pak topa që shkonin drejt shportës së koshit, topi rrotullohej në rrethin e saj dhe dilnin jashtë. Kështu, ndeshja mbyllet me 58 pikë diferencë në favor të mikeshave nga Lituania, duke e fituar me rezultatin e përgjithshëm 119-61.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"