Shqipëria kundër iberikëve, Shpresat sfidojnë me “spanjollin” Keidi Bare

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 6, 2018 | 10:10

Shqipëria kundër iberikëve, Shpresat sfidojnë me “spanjollin” Keidi Bare

“Spanja është e frikshme, por ne do të provojmë që të bëjmë lojën tonë”, është shprehur ndër të tjera trajneri Alban Bushi në vigjilje të sfidës kundër Spanjës. Në Grupin 2 kualifikues, iberikët gjenden në vendin e parë me pikë të plota pas gjashtë takimesh dhe sot do të luajnë përballjen e parë ndaj kuqezinjve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Nuevo Arkangel ” në Kordoba.

Kedi Bare Kombetarja U-21

Shqipëria e drejtuar nga Alban Bush shkon e plotë për nga emrat në organikë, ndërsa forca e kundërshtarit shihet lehtësisht nga pikavarazhi në tabelë. Një nga armët e Shpresave për këtë takim mund të konsiderohen të rikthyerit nga Kombëtarja, Abazaj dhe Ramazani, por jo vetëm. Në përbërje, Shqipëria ka një futbollist me shumë eksperiencë në Spanjë.

Mesfushori dhe kapiteni i Shpresave, Keidi Bare, do të tentojë që të udhëheqë manovrën e kuqezinjve në një tokë ku ai ka shfaqur talentin e tij me skuadrat e moshave të Atletikos së Madridit. Vetëm së fundmi, shqiptari ka ndryshuar ambient. Shqipëria duket e zhveshur për nga objektivat, mirëpo ndryshimi i trajnerit në skuadrën iberike mund të shërbejë si faktor demotivues.

Kjo për vetë faktin se në Spanjë mund të tentohet që i ardhuri në stolin e Kombëtares U-21 ta nisë me triumf për të vënë në zbatim filozofinë dhe zgjedhjet e tij. Sa u përket kualifikueseve, Shqipëria do të luajë dy ndeshje me Spanjën dhe më pas përballjen e fundit ndaj Estonisë në transfertë





www.minuta90.com