Shqipëria zhgënjen në gjysmëfinale, femrat munden përballë Suedisë. Nesër finalja e “vogël”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 17:30

Shqipëria zhgënjen në gjysmëfinale, femrat munden përballë Suedisë. Nesër finalja e “vogël”

Kombëtarja e femrave në volejboll u mund pasditen e sotme, 3-0 me sete nga Suedia, në takimin për gjysmëfinalet e Ligës së Europës, e luajtur në Nykoping të Suedisë. Vajzat vendase ishin ndjeshëm më superiore se ato shqipatre, të drejtuara nga trajneri Altin Martiri.

shqiperia volejboll

Shqipëria nuk arriti të dominonte në asnjë moment, ndërkohë që nesër do të luajë ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt, mes humbëses së çiftit Austri-Estoni.

Suedi – Shqipëri, 3-0 (25-14, 25-21, 25-21)

SUEDIA: Areskoug, Ahman, Andersson, Wasserfaller, Tegenfalk, Sjoberg, Topic, Lazic, I.Haak, Hansson, Lundvall, A.Haak. Trajner: Guillermi Gallardo

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"