Shqipëria U19/ Isufi e Ismajlgeci: Jemi stërvitur fortë, do dalim mirë në eliminatoret e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2018 | 14:19

Shqipëria U19/ Isufi e Ismajlgeci: Jemi stërvitur fortë, do dalim mirë në eliminatoret e Europianit

Kombëtarja e U19 është në prag të ndeshjeve për eliminatoret e Europianit të 19-vjeçarëve dhe ditën e sotme para mediave në konferencë për shtyp dolën dhe lojtarët Enes Isufi dhe Marsel Ismajlgeci. Ekipi kombëtar i 19 vjeçarëve ndodhet në të njëjtin grup me Norvegjinë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

enes-isufi-dhe-marsel-ismailgeci-1

“Kemi disa ditë që po stërvitemi, shokët e skuadrës janë gati, të gjithë mezi i kemi pritur këto ndeshje dhe në cdo seancë stërvitore po japim 100 % nga vetja, në mënyrë që në këto ndeshje eliminatore të dalim sa më mirë. Shpresojmë shumë të dalim të parët në grup. Ende nuk jemi grupi i plotë pasi presim edhe disa shokë të tjerë që ti bashkohen skuadrës përfaqësuese. Sa i përket kundërshtarëve ne e dimë që ato janë ekipe të forta, por ne kemi objektivat tona. Kemi disa grumbullime me të njëjtin grup shokësh dhe kemi ndërtuar marëdhënië shumë të mira.” – u shpreh në fjalën e tij mbrotjësi Enes Isufi.

Shqiperia U19

Ndërsa mbrojtësi tjetër Imajlgeci u shpreh: “Grumbullimi po shkon shumë mirë, jemi stërvitur fortë dhe të gjithë po japim maksimumin dhe shpresoj që do të ecim mirë. Në fakt u bënë disa grumbullime që jemi të gjithë sëbashku dhe mendoj se jemi përshtatur me lojën e njëri tjetrit. Gjatë gjithë kohës rrimë bashkë dhe jemi të afërt si në fushë dhe jashtë saj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"