“Shqipëria u interesua më shumë për mua”, Kamberi: Jam gati të luaj titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 13:50

“Shqipëria u interesua më shumë për mua”, Kamberi: Jam gati të luaj titullar

Florian Kamberi, lojtari i Kombëtares, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp, teksa ka folur për përshtypjet e tij të para mbi Kombëtaren. Ai sqaroi se përse zgjodhi Shqipërinë, teksa zbuloi se e kishin kërkuar më shumë kuqezinjtë

bandicam 2019-11-12 13-37-52-240

Pse gjodhe Shqipërinë? “Djemtë më kanë pritur shumë mirë që në ditën e parë të stërvitjes. Për mua ishte kollaj të zgjidhja Shqipërinë, kishte më shumë interes për mua dhe ndaj vendosa Shqipërinë”.

Dyshimet? “Iu kam thënë Kosovës, Zvicrës, dhe Shqipërisë, se kam dashur të stabilizohem në një klub të shënojë dhe e kam thënë dhe në daljet e mia në Skoci. Po ka qenë kollaj të vendos për Shqipëirnë. Janë të gjithë djemtë të mirë, stërvitjet janë shumë të mira dhe ishalla vazhdojmë kështu”.

Gati për titullar? “Unë jam i gatshëm, jam në një formë shumë të mirë. Nuk janë në dorë timen dokumentat, se kur do luajë,pasi merren të tjerë me këtë punë. Unë jam shumë mirë dhe jam gati”.

Reja? “Nuk kam folur ende me të. Unë jam mësuar të luajë me dy sulmues dhe Shqipëria luan me skemën 3-5-2. Mua më bëhet mirë kështu, por mbetet të shohim së çfarë do zgjedhë trajneri”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"