Shqipëria U-21 thërret për herë të parë talentin e Sampdorias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2017 | 19:50

Shqipëria U-21 thërret për herë të parë talentin e Sampdorias

Olger Merkaj është ndër ata të rinj shqiptarë që po bën mirë në futbollin italian këtë sezon. 19-vjeçari i lindur në Vlorë ka shfaqur një formë pozitive me Tutokuoion në ligën e tretë italiane (Lega Pro).

Olger Merkaj Sampdoria

Pas një fillimi paksa të vështirë pas huazimit nga Sampdoria verën e shkuar, sulmuesi ka ditur t’i shfrytëzojë mundësitë që i janë dhënë. Dalëngadalë ai po e fiton vendin e titullarit, madje ka arritur edhe të gjejë rrugën e golit në kampionat dhe Kupë.

Përpjekjet e tij janë shpërblyer, pasi djaloshi i datëlindjes ’97 është thirrur për herë të parë në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Alban Bushi në grumbullimin që do të zhvillohet më 21-28 janar.

Olger Merkaj u grumbllua edhe nga Xhemal Mustedanagiç në përfaqësuesen U-17 në vitin 2014, por nuk mundi të luante asnjë ndeshje për shkak të një problemi shëndetësor që e detyroi të shtrohej në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"