Shqipëria U-21 humb kundër Iranit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2015 | 11:16

Shqipëria U-21 humb kundër Iranit

u21Shqipëria humbet 2-1 miqësoren ndaj Iranit. Formacioni, i drejtuar nga trajneri Skënder Gega, falë lojës së mire, ka realizuar golin e avantazhit me anë të Ginos në minutën e 44-t, teksa në të 20-ën minutë Meçe u ndëshkua me kartonin e kuq. Kjo ka ndikuar sigurisht në ecurinë e takimit, megjithëse skuadra ka vijuar në një pjesë të madhe të kohës të luajë mirë. Dy gola të ekipit iranian kanë ardhur në pjesën e dytë pas një lloj tërheqje të kuqezinjve. Skuadra Shpresa luajti me këtë formacion: Teqja, Israeli, Qose, Lulaj, Marku, Laçi, Latifi, Gino, Meçe, Alimi, Ymeraj. Të premten, më datë 23 janar, në “Papilon Sport Center”, Shpresa do të luajë kundër Ukrainës në ora 17:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"