Shqipëria U-19 shmang humbjen përballë Serbisë U-19, kuqezinjtë e Cungut “zgjohen” vetëm në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2021 | 15:56

Shqipëria U-19 shmang humbjen përballë Serbisë U-19, kuqezinjtë e Cungut “zgjohen” vetëm në fund

Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka marrë një barazim heroik 2-2 përballë Serbisë duke marrë pikën e parë në Grupin 7 ku bëjnë pjesë dhe Franca me Maqedoninë e Veriut.

bandicam 2021-11-13 15-43-19-215

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë si në raste dhe në lojë, por ajo që i mungoi skuadrës së Cungut ishte saktësia. Serbët kaluan dy herë në avantazh me Mitjulikiç dhe Lazetiç, por përmbysja e madhe erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht ishte kapiteni Toçi që humbi një 11-metërsh në minutën e 84-ët, por Nerguti ngushtoi diferencën me një goditje me kokë vetëm 3 minuta më vonë. Në minutën e 87-të, Kristian Shpendi i ardhur nga stoli vendos baraspeshën duke çuar në delir kuqezinjtë.

Por vetëm kaq, pasi pjesa e mbetur e lojës ishte pa shumë histori. Kuqezinjtë marrin pikën e parë në grup përballë një kundërshtari të vështirë, ndërsa 3 ditë më vonë, do të ndeshen me Maqedoninë  e Veriut po në “Elbasan Arena” duke tentuar të marrin fitoren e parë.

RENDITJA

grupi

FT| SERBI U19-SHQIPËRI U19 2-2

N. Mitjulikiç 42′, Lazetiç 77′ / Nërguti 84′ , Shpendi 87′ 

-GOLI I SERBISË

FORMACIONET ZYRTARE –

kom

SERBI U-19 – (4-3-3): Lukiç; Despotovski, Petkoviç, Subotiç, Krsmanoviç; Stankoviç, Miletiç, Motika; N. Mituljikiç, Ajdar, J.Mitjulikiç. Trajner: Dejan Brankoviç.

SHQIPËRI U-19 – (4-3-3): Simoni; Bytyqi, Preka, Zalli, Hysaj; Nerguti, Mata, Bibo; Zenelaj, Pjeshka, Toçi. Trajner: Armando Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"