Shqipëria U-19 mundet në miqësore, Bogdani: Ishte aksidentale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2017 | 13:28

Shqipëria U-19 mundet në miqësore, Bogdani: Ishte aksidentale

Trajneri i Shqipërisë U-19, Erion Bogdani, pas ndeshjes miqësore të humbur dje përballë Gjeorgjisë në Fier deklaroi: “Ishin dy takime miqësore në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian. Në takimin e sotëm (dje), skuadra, edhe pse zhvilloi një lojë të mirë, nuk mundi të arrinte një rezultat pozitiv.

bogdani

Zhvilluam një volum loje më të madh se kundërshtari, ndërkohë që krijuam nëpërmjet lojës sulmuese më shumë raste shënimi se ai. Pësuam një gol aksidental. Ishte më se i evitueshëm dhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje nuk i përgjigjet lojës së zhvilluar. Gjithsesi, kemi ende shumë punë për të bërë dhe për të korrigjuar disa mangësi”.

 

Përfaqësuesja U-19 zhvilloi dy miqësore ndaj Gjeorgjisë, ku arriti të merrte një fitore dhe pësoi një humbje. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë edhe miqësore të tjera në vazhdim, ku trajneri Bogdani do të ketë mundësinë të shohë formën e lojtarëve, si dhe të provojë skema të ndryshme. Megjithatë, Bogdani mbeti i kënaqur nga paraqitja e të tijve në sfidën e djeshme të luajtur në stadiumin e Fierit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"