Shqipëria U-19 i mbyll kualifikueset me turp, pëson 7 gola nga Norvegjia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 15:58

Shqipëria U-19 i mbyll kualifikueset me turp, pëson 7 gola nga Norvegjia

Shqipëria U-19 i ka bërë mbylljen më të turpshme të mundshme kualifikueseve të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani u mposhtën në “Selman Stërmasi” përballë Norvegjisë me rezultatin e thellë 1-7.

shqiperi ukraine

Burba kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 12-të, por rezultati u përmbys shumë shpejt dhe pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-4 me golat e shënuar nga Haland në minutat 18 dhe 28, Markoviç në minutën e 32-të dhe Vetlesen në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë Oestigard shënoi golin e pestë në minutën e 66, Markoviç shënoi në minutën e 72-të dhe Pedersen shënoi në minutën e 78. Në minutën e 87 kuqezinjtë mbetën edhe me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Myrtezait.

Pas 3 ndeshjesh, Shqipëria U-19 nuk ka marrë asnjë pikë duke u renditur në vendin e fundit në Grupin 12.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"