Shqipëria U-19 humbi thellë, por koefiecienti për 7+ ishte “i frikshëm”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 20:57

Shqipëria U-19 humbi thellë, por koefiecienti për 7+ ishte “i frikshëm”

Shqipëri-Norvegji, e cila përfundoi me rezultatin e thellë 1-7 ka qenë e kuotuar në të gjitha kompanitë e basteve, jo vetëm vendëse, por edhe në Europë.

19 vjecaret

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e europianit 2018 për moshat U-19. Natyrisht norvegjezët kanë qenë favoritë për të fituar takimin, teksa koeficienti maksimal i tyre ishte 1.80. Nga ana tjetër, një triumf i mundshëm i kuqezinjve të rinj shkonte deri në 4. Ndërsa barazimi kuotohej me 3.65.

u19

Mirëpo, në një ndeshje ku u shënuan tetë gola, koeficienti më i lartë ishte ai me kombinimin 7+. Pra, kompanitë kishin vendosur koeficientin 18 dhe kësisoji, ndeshja bëri të lumtur ata bastexhinj që kishin parashikuar mbi 7 gola. Që në pjesën e parë u realizuan katër gola dhe koeficienti ishte mbi 3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"