Shqipëria U-18 triumfon ndaj Maqedonisë, mesfushori i QPR-së nderon kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2019 | 15:26

Shqipëria U-18 triumfon ndaj Maqedonisë, mesfushori i QPR-së nderon kuqezinjtë

Shqipëria U-18 ka arritur të fitoj miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultatin e ngushtë 1-0, e cila u zhvillua në stadiuminj “Sopoti” të Librazhdit.

57964067_2077519162347302_4063566638618771456_nPas barazimit 2-2, të arritur pak ditë më parë, këtë herë djemtë e drejtuar nga Nevil Dede ia kanë dalë të triumfojnë ndaj fqinjëve.

Goli i shënuar nga Armelindo Mema, i ka dhënë fitoren ekipi tonë kombëtar. Kanë qenë dy ndeshje miqësore që kanë rezultuar pozitive për kombëtaren dhe janë provuar disa lojtarë, të cilët do t’i shërbejnë në të ardhmen skuadrës së 19-vjeçarëve. Kujtojmë që Mema aktivizohet te moshat e QPR-së në Angli dhe bëhet fjalë për një futbollist tepër premtues.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"