Shqipëria U-18 e mbyll e katërta turneun e Kroacisë, kuqezinjtë humbasin nga skuadra italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2019 | 15:58

Shqipëria U-18 e mbyll e katërta turneun e Kroacisë, kuqezinjtë humbasin nga skuadra italiane

Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, e ka mbyllur në vendin e katërt turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”, i cili u zhvillua në Kroaci.

u18-ceka

Ne sfidën e fundit ndaj skuadrës së Udinezes, kuqezinjtë humbën  në  penallti me rezultatin  5-4, pasi koha e rregullt përfundoi në një barazim të bardhë pa gola.

Ishte një turne pozitiv deri diku për të rinjtë shqiptarë, që arritën të bënin katë fitore, madje njërën prej tyre me shifrat 7-2 ndaj Vinodolit.

Rezultatet e Kombëtares sonë këtë turne ishin:

Shqipëria 1-0 NK Orijent
Shqipëria 1-0 Venecia
Shqipëria 7-2 NK Vinodol
Shqipëria 2-1 Zeljeznicar
Rijeka 2-0 Shqipëri
Udinezë 0-0 Shqipëri (5-4)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"