Shqipëria U-17 pëson humbjen e dytë, Ukraina na mposht me dy gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 18:16

Shqipëria U-17 pëson humbjen e dytë, Ukraina na mposht me dy gola

Shqipëria U-17 luajti ditën e sotme sfidën e dytë kualifikuese në grupin 8, të vlefshëm për Europianin e 17-vjeçarëve.

U17

Ekipi i drejtuar nga Elvin Beqiri, u mund edhe në sfidën e dytë në këtë grup, duke u mposhtur nga moshatarët e Ukrainës, me shifrat 2-0.

Kombëtarja e 17-vjeçarëve rezistoi për pothuajse 60 minuta, por e pësoi nga Shostak, teksa shënonte minuta e 57-të. Ndërkohë, goli i dytë u shënua nga Mampasi në të 84-tën, duke siguruar gjithçka për ukrainasit, që tani gjenden në vendin e parë me 6 pikë.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë në grup, Shqipëria U-17 u mund 4-0 nga Portugalia. Tashmë kuqezinjtë e vegjël mbeten në vendin e fundit në grup, pa asnjë pikë.

Formacioni i Shqipërisë U17: Simoni, Mehmeti, Preka, Cehu, Mitaj, Kasemi, Mata, Papa, Gjuzi, Lusha, Janaqi. Trajner: Elvin Beqiri. U aktivizuan: Tajari, Tora, Miftiu, Fejzulla, Dervishi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"