Shqipëria U-17 mundet nga fqinjët, Maqedonia e Veriut fiton në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2019 | 19:21

Shqipëria U-17 mundet nga fqinjët, Maqedonia e Veriut fiton në Korçë

Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, është mundur ditën e sotme, 2-0 nga Maqedonia e Veriut, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, të Korcës.

U-17-Shqiperi-Maqedoni-e-Veriut

Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 16-të me anë të Borshe Gogov. Sërish në pjesën e parë, maqedonasit shënuan dhe golin dytë me anë të Filip Talakov.

Pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim në rezultat, duke i shkaktuar kështu një humbje tjetër kuqezinjve 17-vjeçarë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"