Shqipëria U-17 mposhtet nga Irlanda, e mbyll turneun në vendin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 15:23

Shqipëria U-17 mposhtet nga Irlanda, e mbyll turneun në vendin e katërt

Kombëtarja e 17-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka luajtur ditën e sotme, finalen për vendin e tretë të turneut “Mercedez Benz Aegean Cup”, kundër Irlandës, të cilën e ka humbur me rezultatin 0-3.

mercedez

Shqipëria U-17 e mbylli pjesën e parë në disavantazh të një goli të shënuar në minutën e 20-të.

Edhe pse kuqezinjtë kanë tentuar të barazojnë me disa aksione, nuk kanë mundur të shënojnë dhe kanë pësuar edhe dy gola të tjerë në minutën e 53-të dhe në të fundit të sfidës.

Simoni, Halili, Cela, Stafa, Pano, Kote (c), Kacanolli, Beluli, Tahiri, Miftari dhe Selimi, ishin lojtarët që nisën sfidën. Ndërkaq gjatë lojës u aktivizuan edhe Cereni, Deda, Lenja, Musai, Kraja, Bajraktari.

Kujtojmë që Shqipëria në këtë kupë, dy ndeshjet e para mundi Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën me të njëtin rezultat 1-0. Ndëra humbi nga Koreja e Jugut me rezultatin 2-0.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"