Shqipëria U-17 fiton me penallti duelin e parë në turneun qipriot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2017 | 18:33

Shqipëria U-17 fiton me penallti duelin e parë në turneun qipriot

Përfaqësuesja shqiptare U-17 e ka filluar me një fitore pjesëmarrjen e saj në turneun që po zhvillohet në Qipro gjatë këtyre ditëve, një prej aktiviteteve të organizuara nga UEFA për vendet e vogla. Kuqezinjve u janë dashur penalltitë për të mposhtur San Marinon në ndeshjen e parë turneut, pasi koha e rregullt kishte përfunduar ën barazim 1-1.

shqiperia u17

Formacioni titullar: L. Malaj, A. Doda, I. Rabija, K. Malo, A. Sadikaj, K. Muho, K. Bozhanaj, G. Arapi, B. Ibrahimi, A. Cejku, E. Murati.

Zëvendësuesit: M. Kodra, A. Jazxhi, V. Mehmetaj, R. Gjurkaj, R. Xhahysa, E. Mehmetaj, A. Mehmeti, B. Morina, E. Shima.

shqiperia u17

Kuqezinjtë u tregun më të saktë nga pika e bardhë duke triumfuar 4-3. Në të ënjtjen mënyrë, nga penalltitë është zgjidhur edhe ndeshja mes Qipros dhe Uellsit, ku uellsianët triumfuan në gjuajtjet e tyre nga pika e bardhë.

shqiperia u17

Tani Shqipëria dhe Uellsi kanë 2 pikë në renditje, pasi fitoret me penallti nuk sigurojnë pikë të plota. Dy skuadrat që kryesojnë grupin do të vihen përballë njëra-tjetrës të premten në orën 16:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"