Shqipëria U-16 zhgënjen sërish, mposhtet me penallti nga moshatarët e Gjeorgjisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 14:05

Shqipëria U-16 zhgënjen sërish, mposhtet me penallti nga moshatarët e Gjeorgjisë

Shqipëria e 16-vjeçarëve e cila drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e dytë të vlefshme për turneun që po organizohet në vendin tonë “UEFA Development Tournament U-16”, teksa është mposhtur nga Gjerogjia me anë të penalltive, pasi ndeshja ishte mbyllu në barazim 1-1.u16-shqiperi-gjeorgji-4

Ndeshja u zhvilluar në Qendrën Sportive në Kamëz, teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e gjeorgjianëve. Kuqezinjtë barazuan në minutën e 94’ me anë të Melsi Cerenit.

Pas kësaj menjëherë nisën penalltitë, ku ekipi jonë u mposht me rezultatin 4-3. Kombëtarja U-16 në ndeshjen e parë, më datë 25 shkurt ndaj Lituanisë barazoi 2-2.

Ndeshja e fundit të UEFA Development do të zhvillohet në datën 1 mars ndaj Algjerisë, ora 14:00, po në Qendrën Sportive Kamëz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"