Shqipëria U-15 nisin stërvitjen, kuqezinjtë e vegjël përgatiten për turneun kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2019 | 18:25

Shqipëria U-15 nisin stërvitjen, kuqezinjtë e vegjël përgatiten për turneun kroat

 

Shqipëria e 15-vjeçarëve, e cila drejtohet nga trajneri Armand Dama, ditën e sotme ka nisur stërvitjet në kuadër të turneut ndërkombëtar, që do të zhvillohet në Kroaci në 8 dhe 9 qershor.

u 15

Dama ka grumbulluar në këtë turne 20 lojtarë, të cilët shumica vijnë nga kampionati shqiptar. Kombëtarja jonë ndodhet në Grupin B, së bashku me Interblok, Slaven Belupo dhe Nk Hask 1903.

15-vjeçarët do e nisin rrugëtimin e tyre në datë 8 qershor, ditën që luan dhe Kombëtarja A, ku do të ndeshen me Interblokun, në orën 12:00. Në të njëtën ditë do të luhet dhe ndeshja me Slaven Belupo, por në orën 16:30. Të nesërmen do të luhet dhe sfida me NK Hask 1903, në orën 10:00.

Pasdite do të zhvillohen edhe ndeshjet finale për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e 3-të dhe finalja e madhe që do të shpallë ekipin fitues të turneut.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

U-15

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"