Shqipëria super, thyen Maqedoninë dhe e mbyll e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 12:45

Shqipëria super, thyen Maqedoninë dhe e mbyll e para

Kombëtarja shqiptare U-20 në volejboll për meshkuj vazhdon të shkëlqejë në kampionatin ballkanik të kësaj grup-moshe që po mbahet në Tiranë. Me tri fitore, të gjitha 3-0, kuqezinjtë kanë mbyllur ndeshjet në Grupin A, duke marrë kryesimin me pikë të plota.

shqiperua u20 volejboll

Në të tria takimet, loja e ekipit tonë kombëtar ka qenë gjithnjë në rritje, pavarësisht se niveli i kundërshtarëve ka ardhur duke u rritur. Ndeshja e djeshme ndaj Maqedonisë së Veriut ka zgjatur sa një sfidë futbolli (90 minuta), por fitorja në sete ka qenë mjaft e ngushtë, madje kanë vendosur pikët shtesë në të dyja setet e para. Në setin e fundit kemi fituar me 4 pikë diferencë. Si gjithnjë ka shkëlqyer kapiteni Redi Bakiri që dallohet për shënimin e pikëve në gjuajtjet nga vija e parë, por edhe në bllokun që herë pas here bënte me Leonard Dodën.

Në setin e parë rivaliteti ka qenë i madh, madje janë regjistruar 15 herë rezultate shifrash të barabarta. Po kështu ka vijuar dhe në setin e dytë. Vetëm në setin e tretë skuadra ka arritur të krijojë një diferencë prej 5 pikësh dhe më pas e ka përfunduar me 4 pikë diferencë. Trajneri Sako është më se i kënaqur nga rezultatet e këtyre djemve të rinj, ku shpresohet një ardhmëri e shkëlqyer për ekipin e të rriturve.

shqiperia u20 volejboll

Madje ai thekson se 4-5 lojtarë janë të gatshëm dhe shumë shpejt do të bëhen pjesë e kombëtares së të rriturve. “Kemi luajtur mirë, është një grup që shpreson shumë për të ardhmen. Kemi 3-4 lojtarë që bëjnë diferencë dhe shumë shpejt mund të bëhen pjesë e ekipit tonë kombëtar”, deklaroi Sako.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"