Shqipëria rrëshqet në vendin e pestë, por shikoni çfarë koeficienti kishte për rezultatin 1/2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 22:56

Shqipëria rrëshqet në vendin e pestë, por shikoni çfarë koeficienti kishte për rezultatin 1/2

Kombëtarja shqiptare U-21 humbi një shans për të mbetur në garë për vendin e tretë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi rrëshqasin në vendin e pestë me gjashtë pikë pas gjashtë ndeshjesh. Spanja kryeson e para me 12 pikë, por me dy ndeshje më pak.

shqiperia u 21

Më pas është Irlanda e Veriut me 10 pikë, por me një ndeshje më pak dhe e treta Sllovakia me 9 pikë në gjashtë ndeshje. Shqipëria e pesta me 6 pikë dhe e fundit Estonia me 1 pikë. Koeficienti i basteve për fitoren e Shqipërisë ishte 2.8, barazimi 3.2 dhe fitorja e Sllovakisë 2.4. Ndërkaq, rezultati 1/2, pra që Shqipëria fitonte në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë fitonte Sllovakia ishte kuotuar me koeficientin 20.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"