Shqipëria në terr, Federata nuk i publikon kurrë pagat dhe kontratat e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 10:37

Shqipëria në terr, Federata nuk i publikon kurrë pagat dhe kontratat e lojtarëve

Tashmë është një traditë në kampionatet kryesorë të Europës që në fillim të sezonit të publikohen pagat vjetore të futbollistëve. Në Itali janë zbardhur të gjitha rrogat dhe kontratat që kanë lojtarët me skuadrat përkatëse. Në Shqipëri? Terr informativ. Federata nuk e ka bërë asnjëherë diçka të tillë dhe nuk informon publikun në lidhje me kontratat që kanë lojtarët e Superiores me skuadrat e tyre.

komiteti e

Një vendim që shërben as më shumë dhe as më pak për të shtuar kaosin që ekziston shpeshherë mes lojtarëve dhe skuadrave të tyre. Ose ndoshta për të mbuluar evazionin që ndodh mes palëve. Në FSHF justifikohen me faktin që nuk ka një ligë, e cila shërben si rregullatore për diçka të tillë, por në fakt kur bëhet fjalë për të drejtat televizive ata përgjigjen për gjithçka.

Ndoshta publikimi i rrogës nuk e shmang evazionin fiskal, por të paktën federata në këtë rast tregohet e qartë me të tjerët për kontratat që depozitohen në fillim të sezonit futbollistik. Por FSHFja vepron me dy standarde dhe moskrijimin e ligës një herë e përdor si justifikim dhe një herë tjetër për të menaxhuar vetë të drejtat televizive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"