Shqipëria mundet nga “ish-ët”, plot 7 lojtarë të Kosovës luanin dikur tek Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 23:47

Shqipëria mundet nga “ish-ët”, plot 7 lojtarë të Kosovës luanin dikur tek Shpresat

Kosova u duk shumë më superiore se Shqipëria në miqësoren e sotme, dhe fitorja 3-0 ishte e pastër dhe mëse e merituar. Por, shumë prej lojtarëve që u aktivizuan sot nga trajneri Shaland, kanë qenë më parë pjesë e Shqipërisë U-21.

7575

Ujkani në portë, më pas Rrahmani e Vojvoda, Shala, Rashica dhe Muriqi, të gjithë kanë qenë pjesë e ekipit kuqezi Shpresa më parë. Më pas, edhe Taipi që u fut si zëvendësues, ka qenë më parë pjesë e ekipeve zinxhir të Shqipërisë. Shumica e këtyre lojtarëve, ndërruan fanellë kur Kosova u pranua në FIFA, duke qenë se nuk kishin shumë hapësira tek ekipi A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"