Shqipëria, miqësore me Francën më 5 qershor. Ftesa për futbollistë të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2017 | 15:58

Shqipëria, miqësore me Francën më 5 qershor. Ftesa për futbollistë të Superiores

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore luksi me bashkëmoshatarët francezë më datë 5 qershor. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Franceze e Futbollit, e cila e ka bërë publik dje, në prezantimin e trajnerit të ri të kësaj përfaqësueseje, Silven Ripoll.

france u21

Ndonëse FSHF ka pritur që lajmin ta zyrtarizojë gjatë konferencës të së shtunës të trajnerit Alban Bushi, homologët e tyre në Francë i kanë paraprirë duke saktësuar edhe se takimi në fjalë do të zhvillohet në Shqipëri.

france u21

Ndërkaq, Bushi do të publikojë të shtunën një listë lojtarësh, kryesisht të kampionatit shqiptar, të cilët do të testohen gjatë tre ditëve për të parë se sa prej tyre do të ftohen për këtë miqësore. Edhe pse Kombëtarja U-21 ka një bazë të gjerë lojtarësh që luajnë jashtë, Bushi ka filluar të afrojë shumë emra të Superiores të cilët luajnë rregullisht me ekipet e para si Ramadani, Abazaj, Selmani, etj.

Shpresat me Adidas

Ndërkohë, për testimin e kësaj jave, është mësuar se deri tani janë ftuar Silvio Zogaj i Luftëtarit, si dhe Armenis Kukaj dhe Belajdi Pusi të Vllaznisë, që do të vihen në urdhrat e Bushit që nga data 14 maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"